Ngjarje rende ne Greqi:Nëna dhe djali gjenden të lidhur me litarë brenda...

Ngjarje rende ne Greqi:Nëna dhe djali gjenden të lidhur me litarë brenda makinës të fundosur në det

823
SHPËRNDAJE

Një histori dramatike duket se fshihet pas vdekjes së një gruaje 72-vjeçare dhe djalit të saj 50-vjeçar, trupat e të cilëve u nxorën pasditen e së hënës nga një makinë që ra në det, në Neoi Epivates të Selanikut.

Siç reultoi nga marrja e dy trupave, nënë e bir ishin të lidhur me njëri-tjetrin, ndërsa në pranga në timonin e makinës. Përveç kësaj, ata duket se kanë ngarkuar në pjesën e pasme të makinës thasë të mbushur me rërë.

Siç shkruan thestival.gr, pas tragjedisë së ndodhur sot qëndron një dramë e patreguar. Dy vite më parë, vëllai 50-vjeçar dhe djali i gruas i kishin dhënë fund jetës. Menjëherë pas ngjarjes tragjike, babai i familjes ka ndërruar jetë duke mos duruar dhimbjen.

Sot, siç duket gjithçka, nënë e bir vendosën të shkruanin epilogun e kësaj tragjedie familjare.

Sipas ekspertizës mjeko-ligjore, në trupat e dy personave nuk ka shenja sherri.

S'KA KOMENTE