Ngjarje rende ne Greqi/Nëna jetonte me trupin e vajzës së vdekur prej...

Ngjarje rende ne Greqi/Nëna jetonte me trupin e vajzës së vdekur prej ditësh

1320
SHPËRNDAJE

Një grua 61-vjeçare është gjetur e pajetë pranë nënës së saj të moshuar.

Ndërhyrja e Policisë, mbrëmë, në një shtëpi në Mecovë të Greqisë, zbardhi një tragjedi familjare, pasi një 61-vjeçare u gjet e pajetë pranë nënës së saj të moshuar prej 3 ditësh ku kjo e fundit nuk kishte njoftuar askënd për humbjen e saj.

Sipas mediave greke, policia ka mbërritur në shtëpi pasi djali i familjes i ka telefonuar fqinjëve, pasi ndodhej jashtë vendit dhe ka tentuar më kot prej 2 ditësh të komunikojë me të dyja.

Tashmë kanë nisur hetimet për zbardhjen e vdekjes së 61-vjeçares, ndërsa nëna e saj 92-vjeçare, e cila po përballet me probleme të shumta shëndetësor, është transportuar në spital me autoambulancë.

S'KA KOMENTE