Një fëmijë 12 vjeçar ka humbur jetën mbrëmjen e sotme pasi është qëlluar aksidentalisht me çifte.
Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Dajç të Shkodrës.
I mituri ka marrë plagë të rënda duke ndërruar jetë direkt. Mësohet se 12 vjeçari eshte qelluar me cifte nga xhaxhai aksidentalisht
Njoftimi i policisë:
Policia ka njoftuar se i mituri ka ndërruar jetë në orën 22:15 minuta, teksa është qëlluar aksidentalisht me çifte.
Ai ka qenë duke luajtuar me armën, kur është shkrepur aksidentalisht nga xhaxhai, i cili po luante me armën me nipin.
Ky i fundit është shoqëruar dhe po merret në pyetje mbi rrethanat. Është sekuestruar edhe arma.
Në ato momente na banesë kanë qenë edhe prindërit e fëmijës. Nuk dihet ende nëse në dhomë kanë qenë të vetëm apo të pranishëm kanë qenë edhe prindërit e të miturit.