Ngjarje e rende ne FIER, nena shtatzene humb jeten teksa ka sjelle...

Ngjarje e rende ne FIER, nena shtatzene humb jeten teksa ka sjelle ne jeten foshnjen

1908
SHPËRNDAJE
Spitali I Fierit

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Fier, ku një grua shtatzënë ka ndërruar jetë pak momente para se të futej në operacion. 

Bëhet fjalë për një 31-vjeçare nga Mallakastra. Mesohet se Elisabeta Lamaj sapo kishte bërë spinalen, ishte ndjerë keq dhe kishte ndërruar jetë. Të gjendur në këto kushte mjekët kishin ndërhyrë për të shpëtuar fëmijën. 

Përmes operacionit u bë e mundur shpëtimi i foshnjës, një vajzë. Pasi u përballën me lajmin e hidhur, familjarët e viktimës kanë hedhur akuza të forta ndaj mjekëve të spitalit të Fierit, ndërsa kanë bërë denoncim në polici.

Pritet që prokuroria të nisë hetimet. Mësohet se viktima ishte në pritje të bëhen nënë për herë të dytë.Nga ana e mjekesise ligjore po kryhet ekspertiza per te zbardhur shkaqet e humbjes se jetes se nenes

S'KA KOMENTE