Ngjarja ndodhi në 5 minuta, del video nga vrasja e dy grave...

Ngjarja ndodhi në 5 minuta, del video nga vrasja e dy grave nga Dan Hutra

403
SHPËRNDAJE

Në fillim 2 të shtëna dhe më pas 4 breshëri. Dan Hutra ka pritur disa minuta para banesës së ish-bashkëjetueses së tij Elena Hysa e më pas ka hapur zjarr duke lënë 2 viktima dhe 2 gra të plagosura.

Gazetari Spartak Koka ka sjellë në emisionin “Opinion” një video të siguruar nga një kamera sigurie, që tregon pikërisht momentin e vrasjes.

“Patrulla e parë e policisë ka ardhur 20 minuta pasi ka ndodhur ngjarja, ndërkohë që policisë i është dhënë edhe targa e makinës. Ai ka përdorur edhe rrugë dytësore dhe e ka patur të qartë se ku do shkonte, ndaj nuk ka patur mundësi policia që ta kapte. Në një nga audiot dëgjohen edhe përplasjet e policisë me banorët për vonesën, por kjo është justifikuar me pamundësinë për ta gjetur rrugicën brenda zonës. Ka qenë një punonjëse policie që ka shtëpinë afër zonës që i ka ndihmuar patrullat me lokalizimin e saktë të vendngjarjes”, tha Koka.

S'KA KOMENTE