Ngjarja e ndodhur ne Fier-Lushnje,38 vjecari nuk kishte shfaqur shenja depresioni

Ngjarja e ndodhur ne Fier-Lushnje,38 vjecari nuk kishte shfaqur shenja depresioni

484
SHPËRNDAJE

Mbuluar me mister vdekja e 38-vjeçarit Betim Kastrati, i cili u gjet i vrarë në makinën e punës, shumë larg banesës së tij. Babai i dy fëmijëve, që jetonte në Kamzë, u gjet mbrëmë në rrethrrotullimin e Kolonjës, në rrugës Lushnjë-Fier.

Meeohet se viktima u gjet i pajetë në mjetin tip Volvo me targa AB 550 AI, ndërsa në kokë kishte një plagë të shkaktuar nga arma e zjarrit. Ndërkohë, që kolegët e tij janë shokuar nga ngjarja në fjalë, pasi ata nuk e besojnë që 38-vjeçari ka vrarë veten me armë zjarri. Sipas tyre, ai nuk kishte shfaqur asnjë shenjë depresioni, ndërkohë policia pretendon këtë pistë. Siç raportuam edhe më herët, Kastrati ishte shoferi personal i drejtorit të Portit të Durrësit, Pirro Vengu. Mjeti në fjalë që përdorte viktima jashtë orarit të punës kishte ardhur në Portin e Durrësit nga një tjetër institucion shtetëror në Tiranë. 

Ndërkohë, viktima do të përcillet në orën 14:00 për në banesën e fundit.

S'KA KOMENTE