Ngacmoi sek*ualisht dhe rrahu 22 vjeçaren greke, policia në kërkim të të...

Ngacmoi sek*ualisht dhe rrahu 22 vjeçaren greke, policia në kërkim të të riut shqiptar

180
SHPËRNDAJE

Policia greke është vënë në kërkim të një 33 vjeçari shqiptar, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur. Shkak është bërë ngjarja e ndodhur në një klub nate në halkidiki, ku 33 vjeçari ka ngacmuar seksualisht dhe më pas ka ushtruar dhunë ndaj një 22 vjeçareje greke.

Ndaj të riut shqiptar është ngritur një dosje për fyerje të dinjitetit seksual dhe plagosje trupore, e cila i është dorëzuar Prokurorisë së Shkallës së Parë Polygyros.

Hetimet për gjetjen e tij vazhdojnë, ndërkohë që sinjalizohet edhe në stacionet kufitare të vendit, për mundësinë që ai të tentojë të arratiset jashtë vendit.

S'KA KOMENTE