Nga sot LSI merr emrin Partia e Lirisë

Nga sot LSI merr emrin Partia e Lirisë

173
SHPËRNDAJE

18 vite pas themelimit të saj, Lëvizja Socialiste për Integrim nuk do të quhet më e tillë. Me rikthimin e Ilir Metës në forcën politike që themeloi, kjo parti do të quhet “Partia e Lirisë”.

Lajmi u bë i ditur nga vetë ish-presidenti Ilir Meta, në një fjalim me tonë të forta që mbajti në Konvetën e LSI-së që po mbahet në Pallatin e Kongreseve.

“Ju ftoj në partinë e LIRISË, në Partinë e Sovranitetit, në Partinë e Referendumit.  Rroftë Shqipëria e lirë dhe demokratike, rroftë Kosova e lirë dhe e Pavarur, mirënjohje të gjithë atyre që themeluan LSI, dhe e kthyen në Partinë e Lirisë”, u shpreh Meta.

Komiteti Organizator LSI:

Ndryshimet e Statutit tashmë janë fuqi. 

Bazuar mbi këto ndryshime statutore, dhe në mënyrë të veçantë në reflektim të situatës shumë të rëndë që po përjeton vendi, e që na ngarkon me përgjegjësi shumë herë më të mëdha se deri më tani, kam privilegjin të paraqes Konventës, propozimin e një grupi anëtarësh të Konventës, për ndryshimin e emrit të partisë nga Lëvizja Socialiste për Integrim në Partia e Lirisë 

Votim 

I propozoj gjithashtu Konventës Kombëtare, pas paraqitjes edhe të dorëheqjes të Kryetares së LSI, Monika Kryemadhi si dhe në kushtet ku të gjitha strukturat e tjera drejtuese janë me mandat të përfunduar, krijimin e Komitetit Organizator, me këto detyra: 

Komiteti Organizator, ngarkohet nga Konventa Kombëtare, për drejtimin e partisë dhe përfaqësimit të saj në të gjitha nivelet. 

Komiteti Organizator do të drejtojë veprimtarinë e partisë për përgatitjen e Konventës Kombëtare, që do të mbahet brenda dy muajve. 

Drejtuesi i Komitetit Organizator të jetë zoti Ilir Meta dhe zëvendës Kryetar të jetë zoti Agim Nesho. 

Këto ndryshime hyjnë në fuqi menjëherë.

S'KA KOMENTE