Nga sot Greqia subvencionon deri në 600 euro faturat e energjisë elektrike

Nga sot Greqia subvencionon deri në 600 euro faturat e energjisë elektrike

116
SHPËRNDAJE

Greqia hap sot hap platformën për rimbursimin e abonenteve te energjise me një shumë deri në 600 euro.

Bëhet fjalë për faturat që janë lëshuar nga data 1 dhjetor 2021 deri më 31 maj 2022.

Rimbursimi do tu jepet familjeve me të ardhura vjetore neto familjare deri në 45,000 euro. Këto të ardhura nuk llogaritin asnjë të ardhur të një anëtari të mbrojtu

Nga sot e tutje, çdo qytetar do të mund të paraqesë aplikimin e tij bazuar në shifrën e fundit të NIPT-it, shkrua protothema.gr.

Platforma online do të qëndrojë e hapur deri në ditën e fundit të qershorit. Pagesa e shumave pritet të bëhet në 15 ditët e para të korrikut.

Detajet rreth Power Pass

Pagesa e shumave do të bëhet në 15 ditët e para të korrikut .

Kompensimi për Power Pass do të fillojë nga 18 euro dhe do të arrijë në 600 euro, dhe do të zbatohet për ato fatura që janë lëshuar nga 1 dhjetori 2021 deri më 31 maj 2022.

Kompensimi paguhet për 60% të tarifave shtesë, pasi u janë hequr subvencionet e shtetit dhe mundësisht të ofruesve dhe deri në shumën 600 euro.

Shembuj tregues:

1. Nëse dikush ka tarifa shtesë, pas zbritjes së subvencioneve për këtë periudhë, gjithsej 600 euro, ai do të marrë kompensim prej 360 euro.

2. Nëse tarifat shtesë arrijnë në 800 euro, kompensimi do të caktohet në 480 euro.

3. Nëse tarifat shtesë janë 1000 euro, kompensimi do të jetë 600 euro, ndërsa nëse

4. Tarifat janë nga 1000 euro e lart sërish kompensimi do të jetë 600 euro. 

S'KA KOMENTE