Nga neser ,Italia heq të gjitha kufizimet per covid19

Nga neser ,Italia heq të gjitha kufizimet per covid19

126
SHPËRNDAJE

Duke filluar nga nesër, më 1 qrshor, të gjithë ata persona të cilët duan të udhëtojnë drejt Italisë nuk është e nevojshme të jenë të pajisur me certefikatën e vaksinimit apo tampon.

Autoritetet italiane kanë bërë me dije se vendi do të heqë të gjitha rregullat e hyrjes më 1 qershor.

Lajmin e ka bërë të ditur Ministria italiane e Shëndetësisë ku tha se kërkesa aktuale për të paraqitur certefikatën e vaksinimit apo testin PCR skadon më 21 maj.

“Nga data 1 Qershor ndalesë kalimi jeshil për hyrje në Itali. Urdhri i Ministrit të Shëndetësisë që parashikon hyrjen në Itali të Certifikimit të Gjelbër Covid-19 (green pass) skadon më 31 maj. Masa nuk do të zgjatet”, thuhet në njoftimin e Ministrisë.

Sipas deklaratës së ministrit, duke filluar nga data 1 qershor, të gjithë udhëtarët, pavarësisht nga vendi i origjinës, nuk do t’u kërkohet më të kenë një çertifikatë të vlefshme vaksinimi, rikuperimi apo testi kur të arrijnë në Itali.

Kjo do të thotë se sapo masa e re të hyjë në fuqi, të gjithëve do t’u lejohet hyrja pa kufizime.

Italia është një nga vendet e BE-së që ka mbajtur disa nga kufizimet më të rrepta për shkak të shkallës së lartë të infeksionit që po regjistronte gjatë fazave të hershme të pandemisë.

Deri më tani, të gjithë udhëtarëve u është kërkuar të tregojnë një certifikatë vaksinimi që vërteton se udhëtari ka kryer vaksinimin parësor në nëntë muajt e fundit ose ka marrë një vaksinë përforcuese. Italia pranoi gjithashtu certifikatat e rikuperimit që vërtetojnë se udhëtari ka kaluar Covid-19 gjatë nëntë muajve të fundit si dhe rezultatet e testit Covid-19.

S'KA KOMENTE