Nga milionat tek kreditë/ “Rrudhet” pasuria e gjyqtares Fierit

Nga milionat tek kreditë/ “Rrudhet” pasuria e gjyqtares Fierit

4406
SHPËRNDAJE

Pasuria është kriteri që ka nxjerrë jashtë sistemit të drejtësisë mbi 80 përqind të gjyqtarëve dhe prokurorëve.

CNA.al paralelisht me hetimet e Vettingut ka hedhur dritë mbi pasuritë e njerëzve të drejtësisë, dhe sigurisht edhe në aspektin profesional duke iu referuar denoncimeve që janë bërë ndaj tyre ndër vite.

Në objektiv këtë radhë do të jetë gjyqtarja e Fierit Matilda Shalla, emri i së cilës është lidhur me disa çështje të njohura për opinionin publik.

Shalla, ishte gjyqtarja që pas tre seancash e cila i dha lirinë ish deputetin socialdemokrat Mark Frrokut më herët, pas kërkesës së tij për lirim me kusht.

E njëjta gjyqtare në në vitin 2016, ka ulur  dënimin për F.K, duke e dënuar atë me me 8 vjet burg nga 22 vjet që ishte dënuar nga gjykata italiane.

Sa i përket pasurisë, gjyqtarja si burim të ardhurash fillimisht dekaroj pagën e saj dhe përfitimet nga bizneset e bashkëshortit.

Në deklaratën fillestare atë të vitit 2007, gjyqtarja thotë se ka në pronësi një apartament banimi me vlerë  127 300 euro, Të ardhura nga bashkëshorti si administrator i një shoqërie me vlerë 3 800 000 lekë, të ardhura nga bashkëshorti si administrator i një firme ndërtimi në shumën 1 500 000 lekë dhe të ardhura të tjera në shumën 1 000 000 lekë. Për të vijuar sërish me të ardhura nga bashkëshorti përfituar nga emigracioni në vitet 1996-1998 në shumën 180 000 euro. Gjithashtu ajo deklaron dy kredi, njërën për përdorim personal në shumën 800 000 lekë me kohëzgjatje 84 muaj dhe tjetrën për blerje apartamenti në shumën 20 000 euro me kohëzgjatje 15 vjet. Bashkëshorti i saj posedonte dy llogari rrjedhëse me nga 60 000  dhe 50 000 euro si dhe një automjet Volsvagen Tuareg me vlerë 40 000 euro.

Në deklaratën e fundit, atë të vitit 2018, gjyqtarja thotë se ka të ardhura nga paga, në shumën 1 134 832 lekë dhe një kredi bankare për blerje shtepie në shumën 95 000 euro me kohëzgjatje 300 muaj, prej së cilës ka pa shlyer shumën 86 011 21 euro.

Më poshtë po sjellim pasurinë e deklaruar pranë ILDKPKI-së nga gjyqtarja Matilda Shalla.

Viti 2007 (Deklarata fillestare)

Ap banimi me vlerë  127 300 euro.

Llogari rrjedhëse me vlerë 10 000 lekë.

Të ardhura nga shkolla e magjistraturës në shumën 960 000 lekë.

Të ardhura nga bashkëshorti si administrator i një shoqërie me vlerë 3 800 000 lekë.

Të ardhura nga bashkëshorti si administrator i një firme ndërtimi në shumën 1 500 000 lekë.

Të ardhura nga bashkëshorti në shumën 1 000 000 lekë.

Të ardhura nga bashkëshorti përfituar nga emigracioni në vitet 1996-1998 në shumën 180 000 euro.

Kredi bankare për përdorim personal në shumën 800 000 lekë me kohëzgjatje 84 muaj.

Kredi bankare për blerje ap në shumën 20 000 euro me kohëzgjatje 15 vjet.

Bashkëshorti, makinë volsvagen tuareg me vlerë 40 000 euro.

Bashkëshorti, llogari rrjedhëse në shumën 60 000 euro.

Bashkëshorti, llogari rrjedhëse në shumën 50 000 euro.

Viti 2017 (Deklarata vjetore)

Makinë, “skoda oktava” me vlerë 23 200 euro.

Të ardhura nga paga si gjyqtare në Durrës në shumën 193 500 lekë.

Të ardhura nga bashkëshorti si administrator i një shoqërie me vlerë 240 00 lekë.

Të ardhura nga bashkëshorti si administrator i një tjetër subjekti me vlerë 172 000 lekë.

Kredi bankare për blerje makine, në shumën 15 200 euro.

Viti 2008

Makinë, “skoda oktava” me vlerë 23 200 euro.

Të ardhura nga paga si gjyqtare në shumën 807 091 lekë.

Të ardhura nga bashkëshorti si administrator i një shoqërie me vlerë 1 020 000 lekë.

Të ardhura nga bashkëshorti si administrator i një tjetër subjekti me vlerë 1 500 000 lekë.

Kredi bankare për përdorim personal në shumën 800 000 lekë me kohëzgjatje 84 muaj. Pa shlyer shuma 676 024 lekë.

Kredi bankare për blerje ap në shumën 20 000 euro me kohëzgjatje 15 vjet. Pa shlyer shuma 17 542 51 euro.

Kredi bankare për blerje makine, në shumën 15 200 euro. Pa shlyer shuma 15’ 271 euro.

Bashkëshorti, ka shitur makinën Volsvagen në shumën 25 000 euro.

Viti 2009

Të ardhura nga paga si gjyqtare në shumën 822 189 lekë.

Të ardhura nga bashkëshorti si administrator i një shoqërie me vlerë 1 020 000 lekë.

Të ardhura nga bashkëshorti si administrator i një tjetër subjekti me vlerë 1 500 000 lekë.

Kredi bankare për përdorim personal në shumën 800 000 lekë me kohëzgjatje 84 muaj. Pa shlyer shuma 582 078 26 lekë.

Kredi bankare për blerje ap në shumën 20 000 euro me kohëzgjatje 15 vjet. Pa shlyer shuma 27 057 36 euro.

Kredi bankare për blerje makine, në shumën 15 200 euro. Pa shlyer shuma 11 498 euro.

Viti 2010

Të ardhura nga paga si gjyqtare në shumën 836 083 lekë.

LEXO EDHE:  Avokatja miliardere e Lulzim Bashës/ Zbulohet pasuria e Erinda Ballancës

Detyrimi që bashkëshorti ka paguar për vajzën në shumën 100 000 lekë.

Kredi bankare për përdorim personal në shumën 800 000 lekë me kohëzgjatje 84 muaj. Pa shlyer shuma 486 825 lekë.

Kredi bankare për blerje ap në shumën 20 000 euro me kohëzgjatje 15 vjet. Pa shlyer shuma 16 087 52 euro.

Kredi bankare për blerje makine, në shumën 15 200 euro. Shlyer tërësisht.

Viti 2011

Të ardhura nga paga vjetore në shumën 848 551 lekë.

Detyrimi që bashkëshorti ka paguar për vajzën në shumën 1 200 000 lekë.

Kredi bankare për përdorim personal në shumën 800 000 lekë me kohëzgjatje 84 muaj. Pa shlyer shuma 340 673 58 lekë.

Kredi bankare për blerje ap në shumën 20 000 euro me kohëzgjatje 15 vjet. Pa shlyer shuma 15 244 14 euro.

Viti 2012

Garazh me sip 22.6 m2, në Tiranë me vlerë 22 000 euro.

Të ardhura nga paga si gjyqtare në Fier, në shumën 857 230.

Detyrimi që bashkëshorti ka paguar për vajzën në shumën 100 000 lekë.

Kursime në shumën 500 000 lekë.

Kredi bankare për përdorim personal në shumën 800 000 lekë me kohëzgjatje 84 muaj. Pa shlyer shuma 187 380 89 lekë.

Kredi bankare për blerje ap në shumën 20 000 euro me kohëzgjatje 15 vjet. Pa shlyer shuma 15 244 14 euro.

Bashkëshorti, shitje 100% të aksioneve të kompanisë “Tis Solution” me vlerë 20 000 euro.

Bashkëshorti,të ardhura nga paga si administrator i kompanisë “Tis Solution” me vlerë 3 600 000 lekë.

Viti 2013

Pakësim pasurie: Kalim i ap si garanci për kontratën e kredisë marrë nga kompania “Tis Solution”, ku administrator është ish bashkëshorti me vlerë 20 750 000 lekë.

Blerje e ap të mësipërm, ku nga ish bashkëshorti janë paguar 80 000 euro. Ndërsa vlera totale është 174 080 euro.

Të ardhura nga paga si gjyqtare në Fier, në shumën 834 098 lekë.

Detyrimi që bashkëshorti ka paguar për vajzën në shumën 100 000 lekë në muaj.

Kursime në shumën 524 383 73 lekë.

Kredi bankare për përdorim personal në shumën 800 000 lekë me kohëzgjatje 84 muaj. Pa shlyer shuma 33 805 17 lekë.

Kredi bankare për blerje ap në shumën 20 000 euro me kohëzgjatje 15 vjet. Pa shlyer shuma 13 279  60 euro.

Kredi bankare për blerje shtepie në shumën 95 000 euro me koëzgjatje 300 muaj.

Viti 2014

Depozitë bankare në shumën 537 547 61lekë.

Të ardhura nga paga si gjyqtare në Fier, në shumën 1 078 462 lekë.

Detyrimi që bashkëshorti ka paguar për vajzën në shumën 600 000 lekë.

Kredi bankare për përdorim personal në shumën 800 000 lekë me kohëzgjatje 84 muaj. Është shlyer tërësisht.

Kredi bankare për blerje ap në shumën 20 000 euro me kohëzgjatje 15 vjet. Pa shlyer shuma 12 140 22 euro.

Kredi bankare për blerje shtepie në shumën 95 000 euro me koëzgjatje 300 muaj. Pa shlyer shuma 93 710 23 euro.

Viti 2015

Depozitë bankare në shumën 546 179 00lekë.

Të ardhura nga paga si gjyqtare në Fier, në shumën 1 066 939 lekë.

Detyrimi që bashkëshorti ka paguar për vajzën në shumën 600 000 lekë.

Kredi bankare për blerje ap në shumën 20 000 euro me kohëzgjatje 15 vjet. Pa shlyer shuma 6 750 euro.

Kredi bankare për blerje shtepie në shumën 95 000 euro me koëzgjatje 300 muaj. Pa shlyer shuma 92 122 66 euro.

Viti 2016

Pakësim i depozitës bankare për pagesën e kredisë me vlerë 3 623 euro.

Të ardhura nga paga si gjyqtare në Fier, në shumën 1 118 987 lekë.

Detyrimi që bashkëshorti ka paguar për vajzën në shumën 600 000 lekë.

Kredi bankare për blerje ap në shumën 20 000 euro me kohëzgjatje 15 vjet. Është shlyer tërësisht.

Kredi bankare për blerje shtepie në shumën 95 000 euro me koëzgjatje 300 muaj. Pa shlyer shuma 89 702 25 euro.

Viti 2017

Të ardhura nga paga si gjyqtare në Fier, në shumën 1 147 345 lekë.

Detyrimi që bashkëshorti ka paguar për vajzën në shumën 600 000 lekë.

Dëmshpërblim nga shoqëria “Interlogistik” për djegie të marketit “One Stop”, që ndodhet në pallatin e banimit. Vlera 47 200 00 lekë.

Kredi bankare për blerje shtepie në shumën 95 000 euro me koëzgjatje 300 muaj. Pa shlyer shuma 89 123 40 euro.

Viti 2018

Të ardhura nga paga si gjyqtare në Fier, në shumën 1 134 832 lekë.

Detyrimi që bashkëshorti ka paguar për vajzën në shumën 600 000 lekë.

Kredi bankare për blerje shtepie në shumën 95 000 euro me koëzgjatje 300 muaj. Pa shlyer shuma 86 011 21euro.

Burimi: Marre nga /CNA.al/

S'KA KOMENTE