Nesër nis vaksinimi masiv i popullatës,objektivi të arrihet deri në 15 mijë...

Nesër nis vaksinimi masiv i popullatës,objektivi të arrihet deri në 15 mijë vaksinime në ditë

274
SHPËRNDAJE

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastiliu në tha se nga dita e nesërme do të vijojë vaksinimi masiv i popullatës. 

Ministrja sqaroi se përgjatë sheshit “Skënderbej” janë ngritur stenda ku do të kryhet vaksinimi e shtoi se edhe qytete të tjera të vendit janë të gatshme për ta nisur këtë proces. Manastriliu theksoi se objektivi është që të arrihet deri në 15 mijë vaksinime në ditë. 

Ajo tha se nesër në të gjithë territorin e vendit, qytetarëve do t’u injektohet vaksina kineze “Sinovac”. Gjithashtu ajo shpjegoi të gjitha hapat që duhet të ndjekin qytetarët për t’u vaksinuar. 

“Do të fillojë procesi në sheshin Sëknderbej, ndërkohë që do të vazhdojë në të gjithë vendin. Tashmë që kemi kryer më shumë se 50% të numrit të mësuesve, pedagogëve, ku po vijon procesi i vaksinimit, shtrihet në popullatë, ky proces do të dirigjohet nga mjeku i familjes. Do të bëhen lajmërime për qytetarët se cili do të jetë ora e vaksinimit, data. Ftojmë qytetarët të lidhen me mjekët e familjes. Ndërkaq, që ky proces ka nisur për të moshuarin janë vaksinuar 10 mijë të moshuar + 85 vjeç. Në të gjithë vendin janë shpërndarë vaksinat Sinovac, të cilat janë shumë të lehta në përdorim, janë shpërndarë në të gjitha qendrat shëndetësore dhe ky vaksinim do të nisë ditën e nesërme. Jo vetëm në Shkodër, por edhe Berat, Vlorë edhe qytete të tjera do të jenë gati për të kryer vaksinimin. Edhe aty kur nuk janë ngritur këto qendra do të ngrihen, për të vijuar vaksinimin. Objektivi është që të arrihet deri në 15 mijë vaksinime në ditë”, tha Manastirliu.

S'KA KOMENTE