Nena shperthen ne lot para gjykates Fier

Nena shperthen ne lot para gjykates Fier

7456
SHPËRNDAJE
{"subsource":"done_button","uid":"C6C7137F-1D53-4894-ACA2-8D3CDDB4F573_1623073081083","source":"other","origin":"gallery","source_sid":"C6C7137F-1D53-4894-ACA2-8D3CDDB4F573_1623073081093"}

Eshtë paraqitur sërish para gjykatës, 44 vjeçari Skënder Krasniqi i cili akuzohet për vrasjen e biznesmenit 82 vjecar ,Novruz Likometaj në vitin 2015

Në gjykatë, gjatë momentit që mbërritu Krasniqi i cili shoqërohet nga forca policie, kanë qenë të pranishëm edhe familjarë të tij, nëna, fëmijët dhe bashkëshortja e tij.

Gjatë momentit që po shoqërohej drejt gjykatës, nëna e tij ka shpërthyer në lot, duke thënë se Krasniqi ishte i pafajshëm në lidhje me atë cfarë akuzohet. 

“O i pafat i nënës ti, o Zot, se e kam të pafajshëm, s’ka drejtësi në këtë shtet, vetëm ai që ka lekë nuk ndëshkohet. Kur do të bëhet ndonjëherë ky vend?”- tha nëna e Krasniqit.

Mamaja e 44-vjeçarit, Roza Krasniqi ka folur për edhe me pare per mediat duke siguruar se se djali i saj është i pafajshëm dhe po e mbajnë kot në burg.

Sipas saj, ata nuk kanë asnjë informacion se për çfarë provash është arrestuar sërish 44-vjeçari.

“Nuk kam asnjë informacion se përse djali është arrestuar këtë herë dhe kush janë provat që e akuzojnë sërish. Djali im është i pafajshëm dhe po e mbajnë në burg”,- tha ajo.

Skënder Krasniqi është arrestuar pas vrasjes së 82-vjeçarit, por është lënë i lirë pas 8 muajsh për mungesë provash.

S'KA KOMENTE