Nena denoncon ne Policine Fier zhdukjen e te birit 32 vjecar

Nena denoncon ne Policine Fier zhdukjen e te birit 32 vjecar

2083
SHPËRNDAJE

Prej gati pesë ditësh Ferit Sakaj 30-vjeç rezulton i zhdukur. Familja e të riut ka kryer një denoncim për zhdukjen pa gjurmë të 30-vjeçarit. Kunati dhe motra e të humburit që prej vitesh jetojnë emigrantë në Greqi, pohojnë se një ditë më parë familjarët e tij kishin shkuar në policinë e Roskovecit ku edhe kanë kryer zhdukjen. Situata bëhet edhe më e rëndë sepse një tjetër djalë i kësaj familjeje, Ergis Sakaj 14-vjeç është mbytur në lumin Seman në gusht të vitit 2022.

Ndërkohë e ëma e 30-vjeçarit ka kryer gjithashtu denoncimin në policinë e Roskovecit dhe ka pohuar se djali kur ishte larguar i kishte thënë se do të shkonte tek e motra në Fier, pasi ajo ka një vajzë të martuar në Fier, por qe ather nuk është kthyer më.

Njoftim i Policise

Fier / Në datë 05.01.2023, në Komisariatin e Policisë Fier, shtetasja Z. S., 51 vjeçe, banuese në Suk 1, Roskovec, ka kallëzuar se djali i saj, 32 vjeç, është larguar nga banesa në datë 02.01.2023 dhe nuk është kthyer më. Punohet për gjetjen e tij.

Materialet do i kalojnë Prokuorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

S'KA KOMENTE