Nena braktisi foshnjen ne maternitetin e FIERIT , bashkohen pas 30 vitesh

Nena braktisi foshnjen ne maternitetin e FIERIT , bashkohen pas 30 vitesh

978
SHPËRNDAJE

Në studion e emisionit ‘Me Zemër të Hapur’ të gazetares Evis Ahmeti u trajtua rasti i ribashkimit të nënës biologjike me djalin pas 30 viteve. Ajo e kishte braktisur të sapolindurin në Maternitetit e Fierit në vitin 1994. Lindita argumenton se ishte e detyruar të braktiste të birin, për shkak të babait të Xhovalinit.

I biri, Xhovalini bisedë nëpërmjet telefonit me nënën e tij biologjike, Lindita Lamaj dhe u shpreh se do i japë një shans për t’u takuar, por me kusht që të mos konfliktohet me familjen që e ka rritur.

Pjesë nga biseda në studio:

Lindita Lamaj: Mos më privo nga të qenurit nënë biologjike. Ta pi një kafe në lokal. Mua më bëri motra ime, më vraftë i madhi Zot, jetën do e lidhja me këtë djalë.

Xhovalin: Përderisa më ke kërkuar, unë do të jap një shans të vogël. Të takohesh vetëm me mua, së dyti me prindërit e mi nuk do të kesh asnjë konflikt. Nuk do ti takosh. Unë të jap shansin që të më takosh.

Lindita Lamaj: Unë ta kam festuar ditëlindjen. Nuk kam qenë nëna katile që të hiqja, por ja ku je. Nënë është ajo që të rrit, por unë jam ajo që të kam lindur. I uroj nuses tënde jetë e shëndet.

Evis Ahmeti: Babai yt quhet Pëllumb dhe jeton në një fshat në Kapshticë. I bëj thirrje që të kontaktojë.

Vera Banaj: Pranoj përqafimin e Xhovalinit por me kurriz. Dua të bëhet dhe testi i ADN-së.

Evis Ahemti: Do kryejmë testin e ADN-së dhe një foto për transparencë.

S'KA KOMENTE