Nën efektin e drogës, shoferi 27-vjeçar nuk i bindet policisë dhe godet...

Nën efektin e drogës, shoferi 27-vjeçar nuk i bindet policisë dhe godet efektivin, por e “pëson” keq

275
SHPËRNDAJE

Një 27-vjeçar është vene ne prangat pasi drejtonte nën efektin e lëndëve narkotike, si dhe ka kundërshtuar dhe goditur për shkak të detyrës punonjësit e Policisë, duke e çuar kështu ne 17 numrin e shofereve te arrestuar nene efektin e drogës.

“Policia e Tiranes bën me dije se si rezultat i kontrolleve intensive, ditën e djeshme, shërbimet e Qarkullimit Rrugor, në sheshin “Karl Topia”, kanë konstatuar shtetasin A. L., 27 vjeç, i cili drejtonte automjetin në mënyrë të parregullt dhe nuk i jepte përparësi këmbësorëve në vijat e bardha.

Gjatë shoqërimit, drejtuesi i mjetit ka kundërshtuar me forcë dhe ka goditur për shkak të detyrës, punonjësit e Policisë. Pas kryerjes së testit të drogës me AquilaScan, 27-vjeçari ka rezultuar se drejtonte automjetin, nën efektin e lëndëve narkotike”, njofton policia.

Në vijim të veprimeve është bërë arrestimi në flagrancë i shtetasit A. L., për veprat penale “Goditja për shkak të detyrës”, “Kundërshtimi i punonjësit të Policisë së rendit publik” dhe “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”.

Policia Rrugore fton qytetarët që të denoncojnë në Komisariatin Dixhital dhe në numrin 112, çdo rast të shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor, me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë në rrugë.

S'KA KOMENTE