Në varferi ekstreme dhe pa drita/ 48-vjeçari vetevaret në oborrin e shtepise

Në varferi ekstreme dhe pa drita/ 48-vjeçari vetevaret në oborrin e shtepise

344
SHPËRNDAJE

Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur së fundmi në Përrenjas. Një 48-vjeçar i identifikuar si Fatos Çollaku në kushte të rënduara psikologjike i ka dhënë fund jetës së tij.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në fshatin Rrajcë, në lagjen Krastë dhe 48-vjeçari është gjetur i varur në një pemë afër shtëpisë. Në media raportohet se Çollaku jetonte në kushte tepër të vështira ekonomike dhe prej disa muajsh familjes së tij i kishin ndërprerë dhe energjinë elektrike pasi nuk kishte paguar.48-vjeçari jetonte bashkë me motrën, ndërsa banorët e ndihmonin me ushqime.

Trupi i tij është dërguar në morgun e qytetit të Elbasanit ku pritet të kryhet ekspertiza ligjore për të përcaktuar shkaqet e vdekjes së tij.

S'KA KOMENTE