Në rrjetën e SPAK edhe avokati i njohur, prishi provat për një...

Në rrjetën e SPAK edhe avokati i njohur, prishi provat për një vrasje

452
SHPËRNDAJE

 Detaje të reja mesohen nga aksioni që ka ndërmarrë SPAK, në lidhje me goditjen e disa grupeve të fuqishme kriminale që operojnë në vendin tonë.

Nga hetimet e prokurorisë së Posaçme ka dalë edhe emri i një avokati të njohur, me inicialet A.B, i cili ka mbrojtur disa klientë VIP. Mëngjesin e sotëm është ushtruar kontroll edhe në banesën e avokatit.

Nuk dihet nëse ka masë arresti apo jo ndaj avokatit, por nga përgjimet ai ka dalë se ka prishur provat për një vrasje ndodhur në kryeqytet, por edhe ka porositur djegien e makinës së një të afërmi të tij për shkak të konflikteve që ka pasur.

Pritet që Spak do dalë në orën 13:00 në një koferencë të jashtëzakonshme ku do japë detaje, rreth aksionit të shtrirë në disa qytete.

S'KA KOMENTE