Ne PS pritet te ndodhin ndryshime qe nisin me kryetarët e PS-së...

Ne PS pritet te ndodhin ndryshime qe nisin me kryetarët e PS-së ne cdo njesi vendore

595
SHPËRNDAJE

Partia Socialiste arriti të fitojë zgjedhjet e 25 prillit dhe mandatin e tretë, duka arritur të sigurojë 74 mandate deputetësh.

Por pas zgjedhjeve duket se në PS do të ketë një reformë totale, pasi drejtuesit politikë në qarqe kanë marrë një udhëzim nga qendra: të ndërrohen të gjithë kryetarët e PS-së në çdo njësi vendore të Shqipërisë.

Diçka të tillë e paralajmëroi ditën e djeshme edhe drejtuesi politik i qarkut të Vlorës, Damian Gjiknuri, i cili tha se Kongresi i PS-së në 12 qershor do t’i hapë rrugë riorganizimit të partisë.

Burime pranë PS-së bëjnë me dije se kjo reformë vjen pas konstatimit se kryetarët e partive në njësitë vendore kanë punuar më shumë për të mbledhur vota personale për kandidatët, në vend që të punonin për partinë, duke çuar në një numër të madh votash të pavlefshme.

S'KA KOMENTE