Në prag të zgjedhjeve bien me 50% arkëtimet nga pushteti vendor

Në prag të zgjedhjeve bien me 50% arkëtimet nga pushteti vendor

68
SHPËRNDAJE

Në vitet zgjedhore efektet në administrimin buxhetor janë të pashmangshme qoftë në krahun e të ardhurave dhe në atë të shpenzimeve.

Në prag të zgjedhjeve lokale, të ardhurat nga për pushtetin vendor në janar-shkurt 2023 shënuan rënie me 50 për qind. Ato arritën në janar-shkurt në 2,9 miliardë lekë ose rreth 24 milionë euro (50%) më pak se 2-mujori i vitit 2022.

Ndikimin më të lartë negativ e dhanë të ardhurat nga taksat lokale, të cilat rezultuan vetëm 2,3 miliardë lekë në dy mujor, nga 5.3 miliardë lekë që ishin në të njëjtën periudhe të vitit të kaluar.

Edhe pse tregu i banesave është në lulëzim dhe qindra objekte të reja janë futur në treg në të gjithë vendin, të ardhurat nga taksa mbi ndërtesat që vilen nga bashkitë ishin 4.4% më të ulëta se dy -mujori 2022.

Të ardhurat e bashkive nga një varësi të larta nga taksa mbi ndërtimet e reja. Ndryshimet ne lejet për ndërtimin e banesave të reja reflektohen në të ardhura, Vitin e kaluar në dy mujorin e parë pati një rritje jo të zakonte të ardhurave vendore pikërisht nga volumi i lartë i ndërtimeve të reja. Arkëtimet në muajt e parë të këtij viti tregojnë se volumi i lejeve për banesa të reja ka qenë më i ulët.

Në krahun tjetër shpenzimet e qeverisë qendrore për pushtetin vendor pësuan rritje me 6 për qind për të njëjtën periudhe, ndërkohë që pagesat për ndihmën ekonomike u rriten me 17%. Shpenzimet kapitale gjithashtu ishin me rritje vjetore gati 10%.

Përkeqësimi i të ardhurave nga pushteti vendor rrezikon të lërë pa një seri shërbimesh komunitetet, sidomos ato në zonat më të varfra.

Edhe pse pushteti vendor me reformën e decentralizimit të vitit 2014 ka një anatomi të konsiderueshme në drejtim të administrimit fiskal, rezultatet e deritanishme kanë treguar dobësi dhe përkeqësim të shërbimeve sidomos në zonat rurale.

Banka Botërore në dokumentin e ri të bashkëpunimit me Shqipërinë 2023-2027 evidentoi se zbatimi i reformës territoriale ka qenë i gabuar, pasi rezultoi me mangësi të theksuara në ofrimin e shërbimeve publike.

“Shumica e autoriteteve vendore kanë rezultuar të paaftë për të rritur kapacitetin operacional dhe financiar për të menaxhuar dhe ofruar shërbime në mënyrë vazhdueshme. Rezultati ishte në mungesa në shërbime me cilësi e ulët e tyre” analizoi Banka Botërore.

Mangësitë në koordinim me pushtetin qendror, mungesa të standardeve dhe mekanizmave të llogaridhënies kanë kontribuar në vazhdimësinë e këtyre mangësive, të cilat kanë një ndikim të drejtpërdrejtë negativ në kapitalin njerëzor, mjedisin, dhe mundësitë ekonomike.

S'KA KOMENTE