Ne makinen e 20 vjecarit nga Fieri qe u aksidentua ne Tirane...

Ne makinen e 20 vjecarit nga Fieri qe u aksidentua ne Tirane ishin dhe 2 vajza qe humben jeten, emrat

4992
SHPËRNDAJE

Zbardhen emrat e dy viktimave të aksidentit të djeshëm te Mbikalimi i Saukut.

Përveç shoferit të Audit Q8, Klevis Ruçaj, 20 vjeç, kanë humbur jetën dhe Eriselda Abedini, 22 vjeçe dhe Sikela Përroi, 23 vjece, të dyja banuese në Tiranë. 

Vajzat ishin në makinën Audi, me 20-vjeçarin nga Fieri Klevis Ruçaj.

Gazetari Igli Çelmeta raportoi për “BalkanWeb” se nga hetimi paraprak ka rezultuar se mjeti “Audi” lëvizte me shpejtësi mbi 260 km/h.

Nga këqyrja e vendit të ngjarjes nga grupi hetimor në rrugen që ka pershkuar 20-vjeçari që vinte nga unaza lindore pra nga Farka drejt rrethotullimit të TEG-ut, duket që nuk ka frenim të fortë.

Ndërkohë mësohet se i riu që e drejtonte ishte pajisur me leje drejtimi në vitin 2021, pra në moshën 18-vjeçare dhe kishte marrë disa herë masa administrative nga policia.

Drejtuesi i automjetit me targe AB 008 MJ, shtetasi Klevis Ruçaj, i pajisur me leje drejtimi te kategorise “B”, rezulton se eshte ndeshkuar nga sherbimet e policise rrugore 5 here per shkelje te rregullave te qarkullimit rrugor, me konkretisht:

• Ne daten 06.09.2022, per parkalim te gabuar.

• Ne daten 07.09.2022, per shkelje te sinjalizimit rrugor.

• Ne daten 15.11.2022, per mos rregullim shpejtesie ne qendrat e banuara (gare shpejtesie).

• Ne daten 09.12.2022, per perdorim celulari.

• Ne daten 27.01.2023, per shkelje te sinjalizimit rrugor dhe i pa pajisur me siguracionin e detyrueshem te mjetot motorrik.

S'KA KOMENTE