Në kërkim për tentativë vrasje, arrestohet 21 vjecari me rrezikshmëri të...

Në kërkim për tentativë vrasje, arrestohet 21 vjecari me rrezikshmëri të lartë shoqërore

590
SHPËRNDAJE

Një 21-vjeçari, me rrezikshmëri të lartë shoqërore, i cili ishte shpallur në kërkim për tentativë vrasje është arrestuar sot nga Policia e Durrësit. Burime zyrtare bënë me dije se Aleksandër Mehmetaj akuzohet për veprat penale “Vrasja me dashje e mbetur në tentativë”, “Vrasja me paramendim e mbetur në tentativë” dhe “Armëmbajtja pa leje”.

Arrestimi i të riut u bë rreth orës 01:30 të ditës së sotme, në lagjen nr. 13, te “Shkëmbi Kavajës”, ndërkohë që gjatë kontrollit fizik, të riut iu gjet një armë zjarri pistoletë.

Aktualisht, ndaj 21-vjeçari janë caktuar 2 urdhër-arreste për 2 ngjarje të ndodhura më parë, konkretisht:
• Për veprat penale “Vrasja me dashje e mbetur në tentativë” dhe “Armëmbajtja pa leje”, pasi më datë 02.07.2018, në Durrës, ka plagosur me armë zjarri shtetasin B. G;
• Për veprat penale “Vrasja me paramendim” e mbetur në tentativë dhe “Armëmbajtja pa leje”, pasi më datë 20.09.2020, në Tiranë, ka plagosur me armë zjarri shtetasin S. B.;

•Gjithashtu, për këtë shtetas ishte caktuar dhe urdhër-ndalimi, pasi ishte në kërkim për veprat penale “Drejtim mjeti në mënyrë të parregullt” dhe “Mosbindja nga urdhrit të punonjësit të Policisë”.
Gjatë kontrollit fizik ndaj këtij shtetasi, shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale një armë zjarri, 5 fishekë dhe 4 aparate celulare.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.

S'KA KOMENTE