Në kërkim ndërkombëtar për trafik droge, arrestohet 31-vjeçari 

Në kërkim ndërkombëtar për trafik droge, arrestohet 31-vjeçari 

507
SHPËRNDAJE

Një 31-vjeçar, i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet e Italisë, për pjesëmarrje në grup kriminal dhe trafikim të lëndëve narkotike, është arrestuar në pikën kufitare të Morinës teksa tentoi të hynte në Shqipëri. Dorian Hametaj, banues në Vlorë, pritet të ekstradohet drejt Italisë.

Njoftimi i policisë:

PKK Morinë

Tentoi të hynte në Shqipëri, ndërkohë që ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar, nga autoritetet e Italisë, për pjesëmarrje në grup kriminal dhe trafikim të lëndëve narkotike, arrestohet me qëllim ekstradimin, 31 – vjeçari nga Vlora.

Krahas angazhimit maksimal për të ofruar shërbim cilësor, të shpejtë dhe me etikë, për qytetarët në hyrje/dalje të vendit, shërbimet e Policisë Kufitare të PKK Morinë kanë vijuar punën për goditjen e paligjshmërive në kufi, si dhe për ndalimin e shtetasve që sinjalizohen si të shpallur në kërkim dhe tentojnë të hyjnë apo të dalin nga kjo pkk.

Në këtë kuadër, në bashkëpunim me shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Kukës dhe si rezultat i shkëmbimit të informacioneve ndërmjet Interpol Tiranës dhe Interpol Roma, u ndalua dhe u vu në pranga, me qëllim ekstradimin drejt Italisë, shtetasi i kërkuar ndërkombëtarisht D. H., 31 vjeç, banues në Vlorë.

Gjatë verifikimeve dhe intervistimit në vijë të dytë, në hyrje të vendit, rezultoi se 31-vjeçari ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma, për veprat penale “Pjesëmarrje në grup kriminal” dhe “Trafikimi i lëndëve”, kryer në bashkëpunim më shumë se një herë, sipas parashikimeve të legjislacionit penal të Italisë.

Interpol Tirana, në bashkëpunim me homologët në Itali, vijon procedurat për ekstradimin e 31-vjeçarit.

S'KA KOMENTE