Ne kerkim 50 vjecari nga Fieri/Dhunoi fizikisht bashkeshorten dhe femijen e tij...

Ne kerkim 50 vjecari nga Fieri/Dhunoi fizikisht bashkeshorten dhe femijen e tij te mitur

835
SHPËRNDAJE

Fier

-Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier shpallën në kërkim dhe po punojnë për kapjen e shtetasit H. D., 50 vjeç, banues në Frakull e Madhe, Fier, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij dhe djalit të tij të mitur 14 vjeç.

-Po nga këto struktura, u procedua penalisht shtetasi B. R., 24 vjeç, banues në Fier, i cili në kundërshtim me vendimin e Gjykatës, ka shkuar te banesa e nënës së tij, e cila ishte e pajisur me urdhër mbrojtje.

-Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor në DVP Fier proceduan penalisht shtetasin P. V., 46 vjeç, banues në Ballsh pasi duke drejtuar automjetin tip “Shevrolet” ka dalë nga rruga dhe për pasojë është dëmtuar pasagjerja në mjet 16 vjeçe, e cila ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.

Materialet i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme procedurale.

S'KA KOMENTE