Ne kerkim 3 persona per plagosjen e të afërmve të kandidatit të...

Ne kerkim 3 persona per plagosjen e të afërmve të kandidatit të LSI-së për deputet

343
SHPËRNDAJE

Policia e Tiranës ka reaguar në lidhje me konfliktin e mesnatës së djeshme pranë zyrave të LSI-së në Sauk, ku mbetën të plagosur vëllezërit Roland dhe Oltjan Doka, të cilët mësohet se janë të afërm të kandidatit për deputet nga LSI Klodian Doka.

Policia bën me dije se për këtë ngjarje janë shpallur në kërkim shtetasit E. S., 26 vjeç, A. M., 25 vjeç dhe S. K., 34 vjeç, ndërkohë që të plagosurit ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Njoftimi i plotë: Më datë 17.04.2021, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Tiranë dhe punohet për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim E. S., 26 vjeç, A. M., 25 vjeç dhe S. K., 34 vjeç, pasi në rrugën “Selim Braja” në  Sauk të Vjetër,  janë konfliktuar për  motive të dobëta  me shtetasit K. D., 30 vjeç, E. D., 23 vjeç dhe R. D., 27 vjeç (vëllezër).

Si pasojë e konfliktit janë dëmtuar lehtë me sende të  forta  shtetasit K. D dhe E. D, si dhe është dëmtuar  me mjet prerës shtetasi R. D, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën. Në vijim të veprimeve u procedua në gjendje të lirë shtetasi B. H., 36 vjeç, pasi ka kanosur shtetasin K. D.

 Punohet për kapjen dhe shoqërimin e 3 shtetasve të shpallur në kërkim.

S'KA KOMENTE