Në janar nis rindërtimi i bazës ajrore të Kuçovës, 50 mln euro...

Në janar nis rindërtimi i bazës ajrore të Kuçovës, 50 mln euro investim

96
SHPËRNDAJE

Pas mbledhjes së Këshillit të Ministrave, ministri i Mbrojtes, Niko Peleshi ka njoftuar se në janar do të nisë rindërtimi i bazës ajrore të Kuçovës.

Ai u shpreh se investimi ka vlerën e rreth 50 milion euro, teksa siguroi të gjithë qytetarët se pronat e atyre që do të preken do të shpronësohen me vlerën e tregut të sotëm.

“Sapo miratuam edhe një vendim, i cili ishte propozim i Ministrisë së Mbrojtes dhe që lidhet me projektin më madhor në fushën e Infrastrukturës të FA bëhet fjalë për bazën ajrore të Kuçovës, e cila me vendimin e sotëm kompleton bazën e rregullatorit dhe i hap rrugën fillimit të punimeve.

Pra në ditët e para të janarit do vendosim gurin e parë të bazës taktike dhe i hap rrugën fillimit të punimeve. Një lajm shumë i mirë edhe për ata, për familjet që preken nga vendimi i sotëm, shpronësimi, dhe i sigurojë që do shpronësohen në vlerë të tregut të sotëm pa asnjë vonesë.

Është mbi 50 milion euro investim që do të thotë zhvillim ekonomik dhe punësim për zonën përreth. Një lajm i mirë për sigurinë  e rajonit,” tha Peleshi.

S'KA KOMENTE