Ndryshojnë rregullat për importin e makinave, nuk mund të blini më nga...

Ndryshojnë rregullat për importin e makinave, nuk mund të blini më nga jashtë nëse

452
SHPËRNDAJE

Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor ndryshon rregullat për importin e makinave nga jashtë. Tashmë nuk do të lejohet të importohen nga jashtë makinat të cilat kanë vjetërsi më të madhe se viti 2007. 

Njoftimi nga DPSHTRRR:

“Lejohet të importohen/regjistrohen mjetet EURO 5 e sipër: Autoveturat e reja me 0 km dhe që nuk janë regjistruar më parë për qarkullim në asnjë shtet tjetër; Mjetet motorike të tjera të reja si: autobusë dhe automjete për transport të përzier (ATP, ATV, APV) të kategorive M2 dhe N1, me 0 km dhe që nuk janë regjistruar më parë për qarkullim në asnjë shtet tjetër”, sipas DPSHTRR, cila shton se lejohen të gjitha makinat Euro4 pavarësisht kilometrave të përshkruara.

“Mjetet motorike të tjera të përdorura si: autobusë dhe automjete për transport të përzier (ATP, ATV, APV) të kategorive M2 dhe N1, të gjitha ato që nuk janë me 0 km dhe që janë regjistruar për qarkullim në rrugë në një shtet tjetër më parë, të cilat përmbushin normën EURO 3 dhe duhet të jenë prodhuar jo më shumë se 15 vjet para datës së regjistrimit të parë në Shqipëri”.

S'KA KOMENTE