Ndryshojne pensionet e fshatit .Qeveria pritet të heqë subvencionet

Ndryshojne pensionet e fshatit .Qeveria pritet të heqë subvencionet

284
SHPËRNDAJE

Qeveria do të braktisë përfundimisht zotimin për të barazuar pensionet e fshatit me ato të qytetit. Një projektligj, i hedhur për konsultim publik nga Ministria e Financave, heq subvencionet që qeveria jep për kontributet e fermerëve, duke paraqitur një formulë të re për pensionet e fshatit.

Aktualisht, për të përfituar pensionin minimal urban prej 16 mijë lekësh në muaj, një i vetëpunësuar duhet të paguajë mbi 66 mijë lekë në vit kontribute. Të vetëpunësuarit në qytet e paguajnë të gjithë këtë shumë nga xhepi i tyre. Por, fermerët paguajnë vetëm 38 mijë lekë në vit, kurse pjesën tjetër ua paguan buxheti.

Me draftin e ri, qeveria e heq përfundimisht subvencionin për fermerët, duke u dhënë atyre dy zgjedhje: ta paguajnë 66 mijë lekë në vit, ashtu si të vetëpunësuarit në qytet dhe të përfitojnë pensionin të njëjtë me ta; ose të vazhdojnë të paguajnë 38 mijë lekë sa sot, por kur të dalin në pension do të përfitojnë një pagesë që mund të jetë deri në 35 për qind më e ulët sesa pensioni minimal i qytetit.

Sipas qeverisë, kjo ndërhyrje ishte e detyrueshme. Reforma e pensioneve që u miratua në vitin 2014 parashikonte se kontributet e fermerëve do të rriteshin vit pas viti, derisa të barazoheshin me ato që paguajnë të vetëpunësuarit në qytet.

Por, menjehërë pas miratimit të reformës, rritja e kontributeve u ngri. Fermerët filluan të braktisnin skemën ngaqë nuk mund të paguanin dot. Përmes ligjit të ri, qeveria i vendos fermerët përpara një zgjedhjeje: të paguajnë sa sot dhe nesër do të marrin më pak pension se bashkëmoshatarët e tyre urban, ose të paguajnë njësoj me të vetëpunësuarit në qytet për të marrë pension të barabartë me ta.

Top Channel

S'KA KOMENTE