Ndryshime në Kodin Penal, deri në 3 vite burg mund ti shlyesh...

Ndryshime në Kodin Penal, deri në 3 vite burg mund ti shlyesh me para.

946
SHPËRNDAJE

Një nga risitë e parashikuar në Kodin e ri Penal ju jep avantazh shkelësve të ligjit të cilët akuzohen për vepra penale që maksimumin e dënimit e kanë deri në 3 vite burg, sipas të cilit dënimin mund ta paguajnë me një shumë të hollash në favor të shtetit.

Ky ndryshim i kodit penal është futur në draftin final të tij dhe do të paraqitet së shpejti për konsultim publik.

Por kjo dispozitë nuk aplikohet nëse vepra penale është kryer nga nënpunësit publike, për të akuzuarit për korrupsion, krime kundër drejtësisë, kundër personit apo edhe kundër dhunës në familje.

Sipas ekspertëve ky vendimi për konvertim të dënimit jepet nga gjykata, kur konstatohet se autori paraqet rrezikshmëri të ulët shoqërore dhe kur kërkohet nga vetë i akuzuari.

Ky ligj parashikon gjithashtu dhe shumën që duhet të paguajë shkelësi i ligjit, që është 5 mijë lekë të reja për çdo një ditë në burg.

Në rast se shuma e të hollave nuk paguhet brenda 10 ditëve nga momenti kur vendimi ka marrë formë të prerë, vendimi i Gjykatës mund të revokohet me kërkesë të prokurorisë duke u rikthyer në ditë burgu. 

S'KA KOMENTE