Ndryshime ne bashkine Fier , drejtues te rinj ne Policine Bashkiake dhe...

Ndryshime ne bashkine Fier , drejtues te rinj ne Policine Bashkiake dhe disa drejtori

4317
SHPËRNDAJE

Viti i ri 2020 ka sjelle edhe ndryshime te reja ne disa drejtori te Bashkise Fier. Ndryshimet  kane nisur per rritjen e treguesve te punes dhe permiresimin e  sherbimeve per komunitetin.

Ne krye te Policise Bashkiake eshte emeruar Arben Dimo i cili me pare ka drejtuar Drejtorine e Mbrojtjes Civile . Dimo ka zvendesuar ne kete detyre Pellumb Llakajn, ky i fundit do te drejtoje Ndermarjen Pyjore.

Nderkohe  ne  detyren e Mbrojtjes Civile te Bashkise  eshte emeruar Flamur Mato i cili me pare ka qene drejtor i Ndermarjes Komunale apo me emertimin e ri te Ndermarjes se Puneve Publike.

Ne krye te Ndermarjes se Puneve Publike eshte emeruar ne detyre Petrit Kanani

Levizje te tjera jane kryer edhe  ne Drejtorine e Sherbimeve Publike te Bashkise Fier . Nga kjo detyre eshte larguar Arjan Ndreu dhe ne vend te tij eshte emeruar Gazmira Plesati .

Ndreu nderkohe ka marre drejtimin e Drejtorise se Pastrim Gjelberimit te Bashkise duke zvendesuar Azem Shaterin i cili eshte emeruar ne Mirembajtjen e Rrugeve Rurale

Nderkohe edhe ne teatrin “Bylis” eshte emeruar aktori dhe rregjizori Klajdi Marku .

 

S'KA KOMENTE