Ndotja ne Zharrez ngre banoret ne proteste.

Ndotja ne Zharrez ngre banoret ne proteste.

345
SHPËRNDAJE

Ndotja ne Zharrez ngre banoret ne proteste. Rreth 20 familje ne Zharrez kane protestuar ne diten e sotme prane puseve te naftes se kompanise Bankers. Banoret ankohen per nje situate ndotje te larte ne kete zone ku per shkak te ndodhjes ne afersi te aktivitetit te pusit te naftes dhe injektimit te avullit ne shtrese , clirohet ne mjedis nje ndotje qe ka demtuar kulturat bujqesore dhe shendetin e banoreve. Prej me shume se 20 ditesh mungesa e nje filtri qe do ndalonte kete ndotje dhe shkarkimet ne mjedis ka bere qe rreth 30 hektare toke buqesore kryesisht ullinj jane shkaterruar

Sipas banoreve nga procesi i injektimit te avullit ne shtresat ne thellesi te pusit clirohet nje gaz i padukshem qe shkakton nje ndotje ne mjedis.Banoret ne proteste jane mbeshtetur edhe nga kreu i shoqates ambjentaliste ne Zharrez duke shprehur mbeshtetje per banoret si dhe duke bere apel kompanise dhe agjencive mjedisore ne vendin tone te monitorojne situaten dhe te bejen te mundur ndaljen e kesaj ndotje .

S'KA KOMENTE