Ndjekje penale per 56 vjecarin ne Fier per zjarrvenie te ullishtave ne...

Ndjekje penale per 56 vjecarin ne Fier per zjarrvenie te ullishtave ne Libofsh

582
SHPËRNDAJE

I vuri zjarrin barërave në tokën e tij, për pasojë u dogjën sipërfaqe të tjera me ullinj, procedohet në gjendje të lirë 56-vjeçari.

Në vijim të punës hetimore për identifikimin dhe vënien përpara përgjegjësisë ligjore të autorëve të zjarrvënieve të qëllimshme apo nga pakujdesia, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin G. Dh., 56 vjeç, pasi ka ndezur zjarr për djegien e barërave në tokën e tij, në fshatin Rreth Libofshë, dhe si pasojë e përhapjes së flakëve janë djegur sipërfaqe të tjera toke me ullinj, shkurre e kullota.

Drejtoria Vendore e Policisë Fier apelon për të gjithë banorët, që në asnjë rast mos shkaktojnë zjarrvënie, sepse do të përballen me ligjin. Policia fton qytetarët që të denoncojnë në numrin pa pagesë 112 dhe në Komisariatin Dixhital, çdo rast të zjarrvënies apo të paligjshmërisë në tërësi, duke iu garantuar anonimatin, reagim të shpejtë dhe të paanshëm nga strukturat policore

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

S'KA KOMENTE