Ndeshkohen 2 lokale ne Fier dhe bllokohen 11 automjete pasi shkelen aktin...

Ndeshkohen 2 lokale ne Fier dhe bllokohen 11 automjete pasi shkelen aktin normativ

4214
SHPËRNDAJE

Akti normativ penalizon me masen e gjobes 480 persona ne Fier. Sipas informacionit nga Drejtoria Vendore e Policise Fier ne periudhën 01.01.2021-18.01.2021, nga DVP Fier janë marrë këto masa:

Për mosvendosje të maskës.480 persona, nga të cilët 32 përsëritës .

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Fier, në vijim të kontrolleve të ushtruara në subjekte të ndryshme, me qëllim parandalimin e përhapjes së COVID-19, kanë konstatuar 2 Bar Restorante në të cilat ishte organizuar ceremoni festive në kundërshtim me Aktin Normativ, duke mos respektuar protokollet e sigurisë. 

Shërbimet e Policisë i kanë vendosur pronarëve të subjekteve,masën administrative 1.000.000 lekë secilit.

Nderkohe policia Fier për këmbësorë që lëvizin jashtë orarit kane ndeshkuar me gjobe 2 person nderkohe qe jane bllokuar për shkelje të aktit normativ 11 mjete

S'KA KOMENTE