Nderron jete nga Covid 21 vjecari nga Fieri, vuante edhe nga talasemia

Nderron jete nga Covid 21 vjecari nga Fieri, vuante edhe nga talasemia

851
SHPËRNDAJE

Një 21-vjeçar ka humbur jetën ditën e sotme në spitalin Infektiv pasi ishte i infektuar nga Covid-19.

Mësohet se i riu nga Fieri përveçse ishte i infektuar me Covid vuante edhe nga talasemia.

Lajmi është bërë i ditur ne media ku nga informacionet paraprake u bë me dije se 21-vjeçari ishte çuar në spital me urgjencë nga Fieri në gjendje të rëndë shëndetësore.

Ministria e Shëndetësisë deri tani nuk ka dhënë asnjë informacion në lidhje me rastin, ndërkohë që kujtojmë se një ditë më parë Covid i mori jetën një tjetër të riu, piktorit 30-vjeçar, Kristi Baba.

S'KA KOMENTE