Ndërron jetë nga Covid-19 ish-zv.ministri i Ndërtimit

Ndërron jetë nga Covid-19 ish-zv.ministri i Ndërtimit

849
SHPËRNDAJE
Në foto: Kujtim Bejtaj
Në foto: Kujtim Bejtaj

Sot nga ndërruar jetë nga Covid-19 Kujtim Bejtaj, ish-zëvendës ministër i Ndërtimit në vitet 1998-2000. Kujtim Bejtaj kahas imazhit të njohur që ka në fushën e ndërtimit si inxhinier profesionist, është edhe vëllai i nënkryetarit të partisë Socialdemokrate të Shqipërisë, Dr. Engjëll Bejtaj.

I lindur më 26/01/1951 mbaroi shkollën e mesme me rezultate të shkëlqyera dhe më pas filloi studimet në fakultetin e Inxhinierisë së Ndërtimit.

Pas diplomimit, në vitin 1974 filloi punë në Ndërmarrjen e Ndërtimit të Hidrocentraleve që në atë kohë po ndërtonte hidrocentralin e Fierzës. Pas përfundimit të hidrocentralit të Fierzës Kujtimi filloi dhe përfundoi hidrocentralin e Komanit duke qënë kryeinxhinier i ndërmarrjes.

Me përfundimin e hidrocentralit të Komanit, Kujtimi me gjithë ndërmarrjen tashmë si drejtor i saj filloi ndërtimin e hidrocentralit të Banjës deri në vitin 1993 kur përfundoi faza e parë. Në vitet 1998-2000 Kujtim Bejtaj ishte në detyrën e zv.Ministër i Ndërtimit. 

S'KA KOMENTE