Ndërron jetë ne Spital 57-vjeçari nga Ballshi qe u dhunua nga 3...

Ndërron jetë ne Spital 57-vjeçari nga Ballshi qe u dhunua nga 3 shokët e tij

812
SHPËRNDAJE

Ka ndërruar jetë në spitalin e traumës në Tiranë 57 vjecari Pelivan Sinanrrapaj, banues në qytetin e Ballshit, i cili u rrah nga tre shokët e tij në datën 29 Janar.

Ka qenë pasditja e 29 janarit kur 57 vjeçari Sinorrapaj së bashku me tre shokët e tij, Fitim Zekaj, 42 vjeç, Festim Alimetaj, 53 vjeç, dhe Ferdinand Meraj, 44 vjeç, të tre banues në Ballsh Mallakastër, pasi kishin konsumuar alkool në një lokal në Ballsh, u nisën për në shtëpi, aty ku edhe nisën edhe debatet që përfunduan me plagosjen rëndë të njërit prej tyre.

Nga përdorimi i dhunës së tre shokëve të tij ndaj Sinanrrapajt që atë natë ai u dërgua në spitalin e Ballshit, por nga goditjet e marra u nis për në Tiranë në spitalin e Traumës.

Edhe pse prej ditësh trajtim dhe kontroll të vazhdueshëm nga bluzat e bardha, 57 vjecari ka ndërruar jetë. Mësohet se ceremonia mortote kryhet këtë të dielë në orën 14:00.

Policia, fill pas ngjarjes kreu ndalimin e tre shokëve të 57 vjecarit, ndërkohë që gjykata mori dhe masën e sigurisë disa ditë më parë

S'KA KOMENTE