Ndërron jetë 6-vjeçarja shqiptare në Greqi pasi e shtypi makina

Ndërron jetë 6-vjeçarja shqiptare në Greqi pasi e shtypi makina

120
SHPËRNDAJE

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Greqi ku ka humbur tragjikisht jetën një 6-vjeçare shqiptare. Mësohet se dje pasdite në Rrugën e Vjetër Kombëtare Patras një makinë përplasi vajzën e mitur të cilën më pas e tërhoqi zvarrë për disa metra.

Drejtuesi i makinës u arrestua nga policia e Departamentit të Policisë Andravida-Kyllini për vrasje nga pakujdesia, ndërsa po kryhet një hetim paraprak për të përcaktuar shkaqet dhe kushtet e aksidentit. Sipas mediave greke vajza e vogël ishte duke mbledhur lulëkuqe pranë rrugës kur makina erdhi me shpejtësi dhe e përplasi.

Prindërit e vajzës së mitur, Bledi dhe Dorina të dy me origjinë shqiptarë jetojnë në Greqi për më shumë se tridhjetë vjet dhe njiheshin si familje shumë e mirë nga komuniteti ku jetonin. Çifti kanë edhe një vajzë më të vogël dhe një djalë i cili është në shkollë të mesme.

Sakaq ishin punëtorët e fushave ata që vunë re vajzën e mitur dhe e dërguan me urgjencë në spital, por 6-vjeçarja nuk arriti të mbijetonte pasi i ishin dëmtuar oragnet. Ka dyshime se edhe drejtuesi i mjetit ishte shqiptar, ndërsa trupi 6-vjeçares u dërgua në spitalin e Patras ku do të kryhet një autopsi-nekopsi. Prindërit e fëmijës janë në një situatë të mjerueshme dhe janë shumë të tronditur nga kjo që u ka ndodhur.

S'KA KOMENTE