Ndërpritet seanca, Noka dhe Baçi bllokojnë foltoren/Sherr mes demokratëve në Kuvend

Ndërpritet seanca, Noka dhe Baçi bllokojnë foltoren/Sherr mes demokratëve në Kuvend

107
SHPËRNDAJE

Deputetët e Partisë Demokratike Flamur Noka dhe Luan Baçi kanë bllokuar foltoren e Kuvendit, duke kërkuar shpjegime nga kryetarja Lindita Nikolla se pse i ka hequr nga grupi parlamentar i PD.

Gjatëreplikës Nikolla tha se ky është një vendim i grupit parlamentar të PD-së dhe nuk është ajo që ka bërë këtë veprim.

Dy deputetët paralajmëruan padi në Gjykatën Kushtetuese për këto akte, që sipas tyre  implikon kryetaren e parlamentit.

Sipas tyre, këto veprime synojnë të mbajnë peng opozitën. Këto veprime bënë që kryetarja e Kuvendit të ndërpresë seancën plenare për dhjetë minuta ndersa edhe pas pushimit Noka ka zene perseei foltoren

Seanca e sotme parlamentare është shoqëruar me debate dhe përplasje mes deputetëve të Partisë Demokratike.

Ka qenë Flamur Noka ai që fillimisht ka kërkluar fjalën, duke vënë në dukje se grupi i deputetëve të Berishës është futur në listën e diskutantëve jashtë grupeve parlamentare.

Pasi Noka mbaroi fjalën e tij, pati përplasje mes deputetëve të grupit të Sali Berishës dhe grupit të Enkelejd Alibeajt dhe nuk kanë munguar edhe fyerjet.

Je kokrra e legenit, ta tregoj unë pastaj. Këtu, këtu. Do vij të ta tregoj ty edhe atij tjetrit. Legen”, është dëgjuar të thojë Noka.

Ndërkohë edhe Alibeaj është dëgjuar duke fyer deputetin Tritan Shehu.

“Mos ma bëj dorën ashtu legen”, i ka thënë Alibeaj Shehut.

S'KA KOMENTE