Ndërpritet operacioni për shuarjen e zjarreve në Karaburun, rrezikohet jeta e ushtareve

Ndërpritet operacioni për shuarjen e zjarreve në Karaburun, rrezikohet jeta e ushtareve

233
SHPËRNDAJE
Zjarri ne Karaburun
Zjarri ne Karaburun

Është ndërprerë operacioni i forcave ushtarake për shuarjen e flakëve në Gadishullin e Karaburunit në Vlorë.

Shkak është bëre era tepër e fortë që shtyn tymin në drejtim të zjarrfikësve dhe ushtarëve, duke rrezikuar të shkaktojë asfiksi.

Prefekti i Vlorës Flamur Mamaj shprehet se situata është e rrezikshme, dhe për momentin operacioni do të ndërpritet, deri në një vendim të dytë nga Shtabi i Emergjencave Civile.

Si pasojë e erës së fortë, është bërë e pamundur edhe ndërhyrja me helikopterë nga ajri.

Prej rreth dy javësh zjarret kanë qenë aktive në këtë zonë duke shkaktuar dëme të pallogaritshme natyrore.

S'KA KOMENTE