Nderpriten punimet per rehabilitimin e lumit Gjanica ne segmentin e dyte

Nderpriten punimet per rehabilitimin e lumit Gjanica ne segmentin e dyte

1870
SHPËRNDAJE

Prej me shume se nje muaj jane nderprere punimet per rehabilitimin e lumit Gjanica ne segmentin e dyte qe nisi ne nentor te vitit te kaluar.Punimet ne kete segment nga ish “Ura me shkallë ” deri te Ura e Sheqit kane mbetur pezull ndersa banore dhe qytetaret kane denoncuar kete fakt .

Mjetet qe kryenin punimet jane ndalur nderkohe qe nuk jepen detaje se perse zvarriten punimet kur periudha e tanishme eshte koha me e pershtatshme per te kryer volume pune qe do te sillnin ecjen para te projektit

Rehabilitimi i segmentit të dytë të lumit Gjanica do të plotësojë më tej mozaikun e transformimit urbanistik që po ndodh në qytetin e Fierit.

Projekti është në vijimësi të projektit për rikonceptimin e qendrës së qytetit dhe të ndërtimit të Pallatit të Sportit të lojërave me dorë, ku përfshihet rehabilitimi i lumit Gjanica.

Ky projekt synon të rikthejë lumin Gjanica në një nga asetet natyrore më të rëndësishme të zonës urbane të qytetit të Fierit, ndërsa rikoncepton një shesh qendror, i cili mungonte për qytetin.

Ndërkohë per qytetaret e Fierit edhe pse qendra ka përfunduar prej gati nje viti parkimi nëntokësor ende nuk eshte hapur duke krijuar veshtiresi per gjetjen e nje vendparkimi ne qytet.

S'KA KOMENTE