Ndalet puna ne puset e naftes ne Marinez, Fier

Ndalet puna ne puset e naftes ne Marinez, Fier

1959
SHPËRNDAJE

Prej më shumë se një jave është ndalur puna e puseve të naftës në Marinzë.

Puna është mbyllur përkohësisht dhe sipas punëtorëve ,pagesat e tyre do të kalohen e do rikthehen në punë pas përmirësimit të situatës.

 

Arsyeja mendohet situata e pandemisë dhe kushtet ku ndodhet vendi.Tashmë pranë ambienteve qëndrojnë vetëm rojet që vëzhgojnë makineritë.

Industria e naftës në vend po has vështirësi në prodhimin e naftës bruto në një kohë kur shitjet kanë rënë në pikiatë nga bllokimi i makinave, avionëve apo trageteve dhe ezaurimit të kapaciteteve depozituese. Kompanitë më të mëdha thonë se janë të detyruara të ulin prodhimin deri në 70% të puseve.
Nëse situata zgjat, puset e naftës do të mbyllen plotësisht, çka krijon rreziqe jo vetëm gjeologjike, por edhe te pagat e punonjësve. Nga ana tjetër, shitjet kanë rënë 85% edhe te tregtia me pakicë. Pikat e karburanteve në vend kanë ulur çmimet me rreth 20%.

S'KA KOMENTE