Pelikani Kaçurrel bëhet gati për folezim dhe çeljen e vezëve

Pelikani Kaçurrel bëhet gati për folezim dhe çeljen e vezëve

60
SHPËRNDAJE

Në Parkun Kombëtar Divjakë-Karavastasë, ku ka strehën e vet Pelikani Kaçurrel, prej disa ditësh po punohet për pergatitjen e foleve të tij  në ishulli ku ata folezojnë.

Është periudha kur ata lëshojnë vezët e tyre dhe kërkojnë një strehë të nbrojtur.

Shpesh herë, rritja e nivelit të ujrave në kënetë, përmbyt foletë e tyre, duke dëmtuar edhe vezët e pelikaneve.

Administrata e menaxhimit të parkut po punon për t’u ardhur në ndihmë pelikanëve duke futur dru dhe shkurre dhe duke i ngritur kështu  foletë  në atë që quhet Ishulli i Pelikanit, në lartësinë  50-60 cm mbi nivelin e ujit.

divvv“Kaq mjafton që ato të mos preken më nga uji dhe valëzimet e lehta të tij në kënetë. Kemi tre vjet që po e bëjmë këtë punë, falë projektit mbi “Menaxhimin e ligatinave dhe ruajtjen e Pelikanit Kaçurrel në Mesdhe”, thote për ATSH-në drejtori i parkut, Ardian Koçi.

Ky park ka marre prioritetin turistik fale kësaj specie të rrallë si dhe të shumë shpendëve të tjerë ujorë që folezojnë dhe shumohen në këtë lagunë.

Turistët e vëzhgimit vijnë nga shumë vende të Europës dhe bëhen kurioze të sodisin këtë mrekulli natyrore.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Comment moderation is enabled. Your comment may take some time to appear.