Muaji me i ngrohte ne histori

Muaji me i ngrohte ne histori

26
SHPËRNDAJE

Së fundmi NASA ka raportuar se muaji i kaluar ishte shkurti i dytë më i ngrohtë i tokës, që nga viti 1880.

Raporti gjithashtu thekson se akulli masiv në Arktik dhe Antarktidë, ka shënuar nivelin më të ulët mujor. Në rajonin e Arktikut, masa e akullit ishte 7.6 për qind nën mesataren.

Temperatura mesatare e të gjithë vitit 2016 ishte më e nxehta e regjistruar ndonjëherë, duke tejkaluar të gjitha temperaturat që kur ka filluar mbajtja e të dhënave, 137 vjet më parë.

Shkencëtarët arritën në përfundimin se aktiviteti njerëzor shkakton rritjen e temperaturave. Sipas tyre viti 2017 do të thyejë sërish rekord për sa i përket temperaturave të larta. Temperatura mesatare e këtij viti për muajin janar dhe shkurt 2017 u regjistrua në 1.69 gradë Fahrenheit mbi mesataren.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Comment moderation is enabled. Your comment may take some time to appear.