2017, viti Ndërkombëtar i Turizmit të Qëndrueshëm për Zhvillim

2017, viti Ndërkombëtar i Turizmit të Qëndrueshëm për Zhvillim

46
SHPËRNDAJE

Dita Botërore e Ligatinave vlerësohet edhe si një lidhje e fuqishme e natyrës me turizmin dhe zhvillimin e tij në peisazhet lagunore.

Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara e ka shpall ivitin 2017 si Viti Ndërkombëtar i Turizmit të Qëndrueshëm.

Kjo është një mundësi unike për të ndërgjegjësuar sektorin publik dhe privat, por edhe qytetarët, mbi kontributin e turizmit të qëndrueshëm në procesin e zhvillimit.

Në kontekstin e Axhendës për Zhvillim të Qëndrueshëm,  synohet  mbështetja e  ndryshimeve në hartimin e politikave, praktikat e biznesit turidhe sjelljet e konsumatorëve në kuadër të një turizmi, i cili kontribuon në qëllimet e Zhvillimit të Qëndrueshëm.

Viti Ndërkombëtar 2017 do të promovojë turizmin  në këto drejtime: rritje ekonomike të qëndrueshme dhe gjithëpërfshirëse, gjithëpërfshirje sociale, punësim dhe reduktim të varfërisë, rritje e efiçensës së aseteve turistike, mbrojtje e mjedisit dhe ndryshimet klimaterike,  vlerat kulturore, diversiteti dhe trashëgimia, mirëkuptimi reciprok, paqja dhe siguria.

Një fushë e re me potencial të madh zhvillimi në Shqipëri është agroturizmi.

Krijimi i fermave organike në vendin tonë është një hap përpara drejt zhvillimit të agroturizmit.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Comment moderation is enabled. Your comment may take some time to appear.