Naftëtarët në protestë kundër demontimit të rafinerisë në Ballsh

Naftëtarët në protestë kundër demontimit të rafinerisë në Ballsh

422
SHPËRNDAJE

Naftëtarët kanë dalë protestë para uzinës së Ballshit duke kundërshtuar demontimin e kësaj rafinerie.

Gjatë prononcimit për mediat , kreu i sindikatës së naftëtarëve, Sokol Dautaj u shpreh se naftëtarët nuk do të lejojnë çmontimin e fabrikës ndërsa kërkohet që pagesa t’i bëhet atyre. Dautaj paralajmëroi se naftëtarët do të futen me forcë brenda rafinerisë dhe do ntë mbrojnë këtë godinë sic ndodhi në vitin 1997.

“Këtu kanë dhënë jetën shumë kolegë, nga paketa që dha Rama kanë vdekur 15 kolegë. Sot shumë kolegë tanë nuk arritën të merrnin vendimin. Frikacakëtë që vijojnë natën për të bërë punë. Ose ky kombinat do të bëeht duke u shpallur falimenti I kompanisë me vendim në Kuvend, këta marrin vendime natën. Nuk ka palë pa qenë naftëtarët në krye pa marrë djersën e tyre. Këto ditë kanë hequr dy porta, kur u leverdis vijnë thonë ëhstë malli jonë. Nëse këtu fillojnë të dalin pa inventar atëherë uzina do të dalë në pronë të tyre. Në 97 këtë këtu e kanë mbrojtur naftëtarët, problemi I gjyqit ka rënë pasi mashtrusi që na përfasonte dhe ai nuk ka ftyrë të vijë këtu. Ndihen mashtursa. Të gjithë naftëtarët ndihen të zhgënjyer, vendimi për të shpallur falimentin nuk merret natën. Po vijnë skrapistë për të marrë pronën tonë. Pas fjalës time ka dalë zoti Rama, ka thënë që deri në momentin të arrihet marëveshja, nëse palët nuk e konsiderojnë të arsyeshme ministrja kompetente duhet të na tregojë të thërrasë parlamentin dhe të thotë cdo ndodhë me ARMON. Nëse këtu vërtetohet që ka dalë mall duhet të mbajnë përgjegjësi këta. Për shërbime të ndryshme persona të caktuar kanë hjyrë dhe kanë cmontuar pompat. Nuk ka rrugë tjetër ne do të futemi brenda, ne edhe lekët kur punonim i merrnin pas 2-3 muajsh. Nuk do të cmontohet asnjë vegël do ta mbrojmë si në 97 këtë uzinë”, u shpreh Sokol Dautaj.

“Ne do të vemi me forcë brenda, ata natën po shkojnë të heqin pajisje, ne na takon të futemi brenda. Firma të nxjerr urgjent kontenierin, mos i cmontojnë natën shokët tanë vijnë natën heqin pompat. Pasnesër të gjithë punëtorët këtu dhe do të gjejmë forcën të futemi brenda, na ka provokuar disa herë duke vendosur policë në hyrje”, tha një naftëtar.

“Dua që naftëtarët e Ballshit të jenë të parët për lekët e prapambetura, dua që uzina të fillojë punën sepse e gjithë krahina me këtë është mbajtur. Nga kjo uzinë janë ushqyer fëmijët nga kjo uzinë. Me uzinën mos kruhen sepse pjesa jonë më e madhe krenohen më këtë uzinë, një jetë të tënrë në uzinë marr 140 mijë lek asistencë. Edi Ramës i heq kapelen e bëri lëmsh PD, tani po e bën lëmsh edhe rafinerinë, si po e prish uzinën e Ballshit”, u shpreh naftëtari tjetër”, tha një naftëtar.

S'KA KOMENTE