Naftetaret e Ballshit bllokojne deputetin e PS ne Fier. Ruci dhe Brace...

Naftetaret e Ballshit bllokojne deputetin e PS ne Fier. Ruci dhe Brace i shmangen protestuesve

938
SHPËRNDAJE

Naftetaret e Ballshit kane debatuar ketw mengjes me deputetin e Partise Socialiste te Qarkut Fier Bashkim Fino. Ata kane kerkuar nga Fino te nderhyje per zgjidhjen e problemit te pagave dhe bllokimit te punes ne Uzinen e Ballshit.

Fillimisht deputeti i PS Fino i eshte shmangur disa protestuesve duke u thene shprehimisht se nuk eshte ai personi i duhur ku duhet te drejtoheshin .

Por me insistimin e protestuesve dhe duke ju drejtuar si deputet i kuvendit te shqiperise ai ka qendruar dhe me pas ka premtuar per paraqitjen e ketij problemi ne instancat qeveritare .

Naftetaret ishin ne pritje te Kreut te Kuvwndit Gramoz Ruci ,deputet i PS i Qarkut Fier i cili ishte sot ne Fier bashke me zv/ kryeminstrin Erion Brace per zhvillimin e takimit te PS Qarkut Fier per zgjedhjen e kandidateve te Asamblese se PS por me fillimin e takimit ,ata kane hyre nga hyrja e pasme e teatrit Bylis ,dhe po keshtu kane vepruar edhe ne mbarim te mbledhjes

 

S'KA KOMENTE