Përmes një postimi në Facebook, ai ka shpërndarë dhe një video mbi hapat që duhet të ndjekë çdo fermer për të aplikuar. Aplikimi duhet të kryeht nga data 15 janar – 25 shkurt 2021. Me këtë vendim të qeverisë shqiptare bëhet e mundur heqja e karburantit për prodhim bujqësor e akcizës, taksës së qarkullimit dhe e karbonit.
Duke nisur nga ky vit, fermerët do të përfitojnë karburant me çmim te ulët dhe naftë 50 % falas. Përfitues potencial i kësaj skeme është çdo fermer që ka tokë dhe e punon atë. Heqja e taksave do u kursejë fermerëve 80 lekë për çdo litër karburant. Në një intervistë të dhënë pak ditë më parë kreu i Agrobiznesit, Agim Rrapaj, deklaroi se ky është një vendim do rrisë fitimet e fermerëve dhe jo vetëm.
Postimi i plotë:
Mirëmëngjes dhe me lajmin e mirë për fermerët që pas skemës së re mbështetëse për bujqësinë mund të aplikojnë online në shërbimin e ri në e-Albania për të përfituar NAFTË FALAS, ju uroj një ditë të mbarë ***nga çdo cep i Shqipërisë klikoni në https://e-albania.al/eAlbaniaServices/UseService.aspx…
0 Akcizë
0 Taksë Qarkullimi
0 Taksë karboni
Aplikimet nga data 15 janar- 25 shkurt 2021./