MSH nxjerr protokollin për 25 prillin, detyrat për KQZ dhe votuesit

MSH nxjerr protokollin për 25 prillin, detyrat për KQZ dhe votuesit

95
SHPËRNDAJE

Kur na ndajnë vetëm 5 ditë nga zgjedhjet e 25 prillit, Ministria e Shëndetësisë ka publikuar një protokoll që duhet të zbatohet gjatë procesit zgjedhor. 

Sipas këtij protokolli, ndalohet pjesëmarrja në zgjedhje e personave pozitivë me COVID-19, ndërsa duhet të rrinë të izoluar, apo të atyre që kanë simptoma të virusit. 

Mes të tjerash MSH-ja ngarkon KQZ-në për zbatimin e një sërë masave dhe kushteve në qendrat e votimeve, të cilat duhet me doemos që të jenë kati i parë, dhe të kenë hyrje dhe dalje të veçanta. 

Përveç maskës, që tashmë është e detyruar, qytetarët do të duhet të respektojnë distancimin si dhe të mbajnë një largësi nga votuesit rreth 1.5 metra.

S'KA KOMENTE