Moti keq godet ishujt grek

Moti keq godet ishujt grek

159
SHPËRNDAJE

Greqia është përfshirë nga moti i keq, ku ndër më të goditurit janë ishujt grek, Korfuz dhe Pakson.

Shiu me intensitet të lartë dhe përmbytjet kanë bërë që autoritet greke të urdhërojnë mbylljen e shkollave. Problematike është bërë situata edhe në aeroporte dhe porte, për këtë arsye banorët janë këshilluar të shmangin udhëtimet e panevojshme.

Gjithashtu edhe pjesa veriperëndimore e Italisë është goditur nga moti i keq dhe me stuhi, të cilat kanë shkaktuar përmbytje dhe dëme të mëdha, kryesisht në rajonin e Ligurias.

S'KA KOMENTE