Moti i keq përfshin vendin, përmbyset borëpastruesja në Rrugën e Kombit

Moti i keq përfshin vendin, përmbyset borëpastruesja në Rrugën e Kombit

178
SHPËRNDAJE

Vendi është përfshirë nga reshje të dendura dëborë në zonat malorë si dhe reshjesh shiu e shtrëngatash në zonat e ulëta.

Qarku i Dibrës është përfshirë nga reshje të dendura dëbore duke krijjuar vështirësi në qarkullimin e mjeteve. Si pasojë, aksi rrugor në Qafë Murrizë është bllokuar. Borëpastrueset po punojnë për hapjen e aksit dhe lëvizja e mjeteve në drejtim të Tiranës do të kryhet nga aksi i vjetër Klos-Burrel-Shkopet. Aksi rrugor Peshkopi-Maqellarë- Bulqizë i kalueshëm me zinxhirë. Peshkopi-Kala e Dodës – Kukës lëvizja e mjeteve kryhet me zinxhirë.

Në urën e Milotit për shkak të erës së fortë është rrezuar një kamion. Ndërkohë është krijuar edhe trafik i rënduar.
Moti i keq me reshje dëbore ka përfshirë Bashkinë Mirditë, trashesia e së cilës arrin nga 5 deri në 25 cm në fshatrat Fan, Selite dhe Orosh. Rrugët rurale janë të bllokuara dhe ka ndërprerje të energjisë elektrike. Prezenca e dëbores ka krijuar vështiresi në lëvizjen e automjeteve në rrugen e kombit, përkatësisht segmenti Fan-Tuneli i Kalimashit.

Po ashtu edhe territori i Kukësit gjatë gjithë natës dhe vazhdon të jetë i përfshirë nga reshje bore, ku lartësia e borës shkon deri në 15-30 cm. Në qarkun e Kukësit, rrugët janë të qarkullueshme normalisht me goma dimërore. Po ashtu raportohet se disa zona janë pa energji elektrike.

Kurse një borëpastruese u përmbys në Rrugën e Kombit, për fat pa të lënduar.

S'KA KOMENTE